Përmbytja e madhe

E pash veten dhe të dashurit  e mi duke u përmbytur në një dallgë të cilën moti, ose më mirë thënë kurrë se kisha parë. E githë popullata anash po na shikonte , por askush nuk e zgjati dorën për ndihmë. Të madh e të vogël e kaploi frika  se mos po i hedhin edhe ata në të njejën dallgë. Të mjerët… Mendojnë se i shpëtuan përmbytjes por, përmbytja e vërtetë tani do të vie. Ata nuk u ngritën, nuk e lëshuan zërin e tyre qoftë edhe të shterrur. Tani dalë ngadalë po ju vie fundi.

“Të mëdhenjtë” me kënaqësi  shohin drojën e të pa ndihmëve dhe sa më shumë atyre iu shtohet frika, këtyre iu shtohet forca dhe rritet egoja. Si njëherë e përgjithmonë nuk e kuptuam forcën e vullnetit të popullit kundrejt “të mëdhenjve”?!

Eh, po ta dinim se çka kemi në dorë  nuk do të mësoheshim të notojmë kur të na vije dallga e fortë, por do të mësoheshim ti kundërvihemi asaj. Çka të bëjmë se altrenativë më e lehtë na duket noti, skemi llogari të vdesim për një  “budallallëk të vogël”. Por… forcat ndonjë ditë do të na lëshojnë. Paramendoni me këto liqene që i kemi sa dallga të forta po na rrahin, ku mbetëm ne po të kishim det. Vaj halli për neve.

Ne vetëm gjarpërinjë të posalindur që mundohen të nxjerrin helm  por sa hap e mbyll sytë armiku e kafshon në pikën e dobët – kokën. Duam të qëndrojmë larg ujit sepse nuk na pëlqen rreziku, por kush të pyet. Qëndro afër rrezikut ose vdis në të thatë. Zhgjedhja është e ytja. Po vazhdoja të notoj sepse turma më mori me vete. 

Hapa sytë me të shpejtë, isha në ëndërr, bërtita, falë i qofsha Zotit. Gjithë ato polemika që ma kishin rënduar kokën pa masë nuk ishin të vërteta, por gëzimi mu përzie me pikëllim. Nuk isha edhe në ëndërr plotësisht pasi që sytë më përshkuan shumë ngjarje të ardhmërisë së afërt po edhe me “beneficione” shtesë.

Hec e mos qaj për gjendjen që e kemi. Hec e mos qaj për kushtet që na vihen nga disa “dietarë” të pa shkollë, e që ne populli i uritur me duartrokitje i presim.

Mu dok vetja sikur “Alisa në botën e çudirave” vetëm se në verzionin shqiptar. Përshkruheshte një vend shumë i vogël për të cilin bota nuk ka dëgjuar, vend për të cilin askush nuk din asgjë, por që me ditët e fundit i kumboi zëri kudo. Nga përvoja paraprake e dimë se zëri i keq arrin gjitha skajet e botës, e ku ka promovim më të mirë se ky i joni?! 

Ky zëri i zi shyqyr s’na la pa kojshi! 

Shkruan: Ferikan Iljazi

Lajme të ngjashme

Back to top button