I vjetër por i mirë, Juve nuk e lëshon Buffon-in

Porta e Juventusit është e sigurtë dhe në duar të  besuara edhe për disa vite. Këtë e deklaroi 34-vjeçari Gianluigi Buffon, i cili i premtoi besnikëri të përjetshme klubit, në të njëjtën kohë që shprehu sigurinë se ai vetë do të qëndrojë në nivelet më të larta edhe për të paktën 3-4 vjet të tjerë.

“Jam 34 vjeç, por në rolin e portierit, nuk e konsideroj veten si të vjetër, por të pjekur.E di sa jam në gjendje të bëj dhe kam bindjen që kam përpara edhe tre vjet të tjerë në nivelet më të larta në portë”, deklaroi kampioni i botës në 2006-n, në një intervistë dedikuar të ardhmes së tij në “Sport Mediaset”.

I pyetur për vitin 2012, ai komentoi: “Ishte një vit i mbushur me arritje, si tek kombëtarja, ashtu edhe tek Juventusi. Gjithashtu edhe në jetën time personale. 2012-n do ta mbaj mend për shumë kohë. Mbi të gjitha, ishte e pabesueshme se si pas dy vendesh të shtata radhazi në kampionat, arritëm të fitonim titullin pa pësuar asnjë humbje, në atë mënyrë të pabesueshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button