Shtohet borxhi i Maqedonisë për 50 milionë dollarë

Shumica parlamentare dha përkrahje për borxhin e Maqedonisë ndaj Bankës botërore në vlerë prej 50 milionë dollarësh të cilat shteti do të duhet ta kthejë deri në vitin 2030.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të seancës së 47-të miratoi disa ligje, nga të cilat: Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë tek Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huamarrje të parë programore për politika zhvillimore për konkurrencë, Ligjin për finalizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetet.

“Mjetet janë të ndara nën kushte tejet të favorshme, që me siguri nuk mund të hasen askund në tregun e kapitalit. Afati për kthimin e borxhit është 18 vite, me grejs periudhë prej pesë viteve dhe me shkallë të ulët të kamatës prej 0,58%”, tha ministri i financave, Zoran Stavreski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button