Krasniqi: Kosova, shtet i zhvatësve

Njëri nga zërat e vetëm që bën kritikë në institucione dhe për partinë nga vjen, Jakup Krasniqi e konsideron hyrjen e Ramush Haradinajt në qeverisje pa logjikë kur dihet se në kohën kur ka qeverisur AAK ka pasur skandale të shumta.

Ai thotë se ata që ia kanë mësyrë qeverisjes kanë interes të zhvatin e jo t’i japin Kosovës.

Krasniqi në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, konsideron se debatet për koalicion të mundshëm janë orkestrim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova dhe nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë degraduar vendin.

Ai vazhdon të kritikojë instalimin e rrymave jodemokratike brenda PDK-së, duke thënë se aty po afrohen njerëz për interesa të caktuara dhe se njerëzit e ndershëm, vizionarë po eliminohen. Krasniqi vlerëson se futja e Kadri Veselit është vetëm zyrtarizim i pushtetit të tij brenda kësaj partie dhe se ai ka pasur ndikim të madh qysh më herët në përzgjedhjen e njerëzve qeverisës.

Sipas Krasniqit, Kadri Veseli nuk mund të sjellë ndryshime në PDK. Ai bën të ditur se ka një numër të konsiderueshëm të pakënaqur brenda PDK-së, porse kanë frikë të flasin haptazi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button