Lëndohet Rooney, pauzon tri javë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, do të mungojë në tri javët e ardhshme për shkak të lëndimit – ka thënë Sir Alex Ferguson.

Anglezi luajti në barazimin 1-1 ndaj Swanseas, por nuk u përfshi në fitoren prej 4-3 kundër Newcastle United.

Trajneri skocez ka deklaruar për MUTV se 27-vjeçari ka probleme me një ligament të gjurit dhe do të qëndrojë jashtë loje deri në tri javë.

Ferguson nuk e pati në dispozicion as Ashley Youngun e lënduar dhe Danny Welbeckun e sëmurë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button