Pyetja që la pa fjalë mikun?!

Çfarë interesa mbron BDI-ja? Ky është refreni që përsëritet në çarshinë e qytetit, në kafe, në lagje, në çdo vend publik. Me të drejtë qytetarët pyeten se çka ndodhi me këtë parti, çka u bë me BDI-në, nuk i shohim askund, janë heshtur, janë strukur diku dhe në opinion dalin vetëm atëherë kur u vjen urdhri prej shtabit që duhet të mbrohet qeveria dhe partneri i koalicionit! Jam i bindur që krerët e kësaj partie nuk janë aspak naiv, biles janë shumë inteligjent, e pse sillen kështu? Janë korruptuar skajshmërisht dhe nuk guxojnë të çelin gojën apo janë nën hipoteka të tjera!? Apo edhe njëra edhe tjetra.

Është për të ardhur keq që kaloi edhe një buxhet me votat e pozitës shqiptare në parlament dhe paradoksi është që: “shqiptarët paskan votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar për një parti që tash është pjesë e qeverisë dhe që nuk ia plas fare për interesat shqiptare”!

“Neve shqiptarëve përherë na kanë diskriminuar në buxhet, çdo “mrekulli” zgjat tre ditë” u kundërpërgjigj një qytetar!!! Jo, jo ia ktheva, buxheti nuk vlen vetëm 3 ditë, por 1 vit zotëri-iu përgjigja, ndërsa pasojat që vijnë nga buxheti do të zgjasin më shumë se 1 vit, do të na dëmtojnë ty, mua, fëmijët tonë, të gjithëve, a është ashtu? Megjithëse e mbylla bisedën me të për të mos u konfrontuar më tutje, ky argumentim intrigues i tij më bëri të mendoj mirë, se në çfarë niveli gjendet shoqëria jonë.

E pa pranueshme është që qytetarët me aq lehtësi të pranojnë dëmin që ju bëhet në buxhet. Dua të ndalem tek ai 2 apo 3% që iu dha shqiptarve nga ky buxhet, dhe shumë e saktë është vlerësimi që bën opozita shqiptare PDSH dhe RDK, që këto fonde janë vetëm për rroga të administratorve që punojnë në qeveri, por edhe të atyre që rijnë në shtëpi, minimalisht janë ndarë fonde edhe mirëmbajtje të institucioneve që drejtojnë ministrat shqiptar në qeveri, ndërsa mungojnë fondet për zhvillim, për infrastrukturë, për projekte ekonomike, për investime kapitale, për shëndetësi, për politikë sociale, për kulturë, shkencë, arsim, rini dhe sport, pra asgjë s’paskemi fituar!
Të nderuar qytetar, gjërat e mira nuk vijnë vet, për ato duhet të punojmë shumë.

Pala maqedonase asnjëherë nuk do të jep fonde sa u takojnë shqiptarve nëse partia në qeveri nuk këmbëngul për këto. Më ka ra malli të shoh BDI-në të këmbëngul për diçka me interes për shqiptarët. Kjo është e pa falshme. Qytetarët duhet ta dënojnë politikën e tenderave.

Kjo parti shqiptare, jep shembull shumë të keq të “korruptimit” të interesit shqiptar. “Gabim e ke, fajet i kanë edhe partitë opozitare shqiptare” me nervozizëm më kundërshtoi një mik. Ia ktheva me të butë që ta detyroj të më dëgjoje deri në fund, “në qofsha gabim unë më trego se në cilin vend të botës ku ka diktaturë, fajet nuk i paska dikush tjetër. Regjimi diktatorial gjithmonë shpik armik herë të jashtëm, herë të brendshëm.

Më intereson diçka të të pyes, sa vota ka pozita maqedonase? 55 u përgjigj ai. Atëherë me 55 vota a mund të kalojë buxheti në kuvend? Jo tha, duhet ma shumë. E sheh sa mirë e din, do të thotë duhen edhe votat e partnerit shqiptar apo? Po u përgjigj. Atëherë partneri shqiptar a mund ta bllokoje sjelljen e këtij buxheti, e pyeta sërish mikun për të thjeshtësuar sqarimin. Po tha mund ta bllokoje. Atëherë, si për ti dhënë fund muhabetit i thash: nëse pozita shqiptare e votoi këtë buxhet diskriminues ndaj nesh, pyetja që patjetër duhet të më japësh përgjigje është: Çfarë interesa mbron BDI-ja?!

 Miku më ngeli pa tekst, nuk guxoi të komentojë as të konstatojë fajin, se prej çka frikohej nuk e kam të qartë. E lash me kaq, por kuptova shumë gjëra nga ky dialog, përveç që jemi të mjerrë (si shqiptar), jemi edhe shumë të pa sinqertë me vetveten, prandaj fajet gjithmonë i kanë të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button