Shaqiri: Shkëndia do të luftojë në dy fronte!

Trajneri i Kf. Shkendia nga Tetova, në një intervistë ekskluzive per “Portalb” ka theksuar se skuadra e tij nuk është dorzuar sa i përket titullit kampion në kampioantin Maqedonisë. Ai thotë se Shkendia është pretendente ne dy fronte, ashtu si në kupës edhe ne kampioant.

“Nuk ka përfunduar asgjë, ne kemi pretendime për ta fituar kupën dhe të luftojmë deri ne momentet e fundit për tu shpallur kampion të Maqedonisë, kemi futbollistë cilsorë tek të cilët kam shumë besim” thekson Shaqiri.

Trajneri i kuq e zinjve vlerson se gjysmësezoni i dytë futbollistik në Maqedoni do të sjellë shumë risi dhe befasi. “Me punë serioze dhe me mbështetjen e tifozërisë un jam i bindur se Shkëndia mund ti befasoi të gjithë”, u shpreh nër të tjera trajneri i tetovarëve.

Eksperiencën e parë si trajner, planet për të ardhmen, familjen dhe jetën jashtë futbollit, legjenda e futbollit shqiptar në Maqedoni i rrëfen enkas për lexuesit e Portalb në një intervistë të zgjeruar të cilën do të mund ta lexoni nesër në webfaqen tonë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button