Ku ‘përfundon’ unaza pas divorcit?

Femrat pas ndarjes me të fejuarin ose bashkëshortin heqin nga gishti unazën dhe e vendosin në një kuti, për të mos e përdorur më.

Por kohët e fundit, shumë femra të divorcuara ripërpunojnë unazën e dhuruar nga ish-bashkëshorti dhe e përdorin sërish për lidhjet e reja ose thjesht për dhuratë.

Kështu një pjesë e mirë e këtyre grave, kryesisht në Britani shkojnë tek argjendari, përzgjedhin modelin dhe krijojnë një unazë ose varëse me po atë material të unazës së martesës.

“Shumë gra nuk duan të shesin “unazën e martesës”. Ato ndryshojnë modelin dhe e rivendosin sërish në gisht. Kështu që ne i ndihmojmë klientet për të krijuar një unazë krejt të re ndryshe nga e para nëpërmjet përdorimit të floririt dhe diamanteve që ato kanë”, shprehet një argjendar.

Sarah Knight, 39-vjeç pas ndarjes me ish-bashkëshortin rreth dy vite më parë, me unazën e martesës ka realizuar një varëse.

“Unë mund të përdor unazën dhe diamantet për të krijuar një varëse, të cilën do ia dhurojë vajzës sime për 16-vjetorin e lindjes. Besoj se është diçka e bukur për të ruajtur diçka speciale që kam mbajtur për një kohë të gjatë”, shprehet gruaja./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button