Lori demanton konfliktin me Adelinën

Pak ditë më parë janë dëgjuar zëra për një konfrontim mes dy këngëtareve Lori dhe Adelina Tahiri, gjatë xhirimeve të programeve festive.

Mirëpo këngëtarja Lori e mohon kategorikisht të ketë ndodhur një konflikt mes saj dhe Adelinës. Madje ajo me plotë bindje mohon të ketë ndodhur diçka e tillë, ngase Adelinën e ka shoqe shumë të mirë dhe asnjëherë nuk do të binte në konflikt me të.

“Jam ndier shumë keq kur kam kuptuar se ka dalë një lajm i rrejshëm për mua dhe Adelinën. Ky është një spekulim që ka dalë nga persona të pandërgjegjshëm. Unë kam reaguar edhe tek televizioni ‘Alsat’, mirëpo as ata nuk kishin njohuri nga është bërë ky spekulim. Dhe në fund kam kuptuar se kjo është vetëm një trillim. Unë Adelinën e kam shoqe të mirë dhe asnjëherë nuk do të isha fjalosur me të e lërë më të konfrontohem fizikisht. Kjo nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë ajo për “Zëri”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button