Kosovë, Gjykata urdhëron arrestimin e Zharkut

Gjykata Komunale e Kaçanikut ia ka dorëzuar policisë urdhrin për arrestimin e Xhabir Zharkut dhe dërgimin e tij në burg me forcë.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Gjykatës Komunale të Kaçanikut. Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të enjten nuk është paraqitur në Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajtje të dënimit.

Ka kohë që numrin e tij të telefonit e mban i biri, i cili ka thënë se është jashtë shtëpisë dhe se nuk e di se ku gjendet babai i tij.

“Unë jam duke vozitur edhe nuk jam në shtëpi. Tash nuk e di a është në shtëpi, a është në punë, a te ndonjë shok, por në Kosovë është”, i ka thënë KTV-së djali i tij. Por, avokati i Zharkut, Xhevdet Shala, ka thënë se nuk ka mundur të vendosë kontakt me të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button