I dëshpëruari Haradinaj i shpall betejë PDK-së së Thaçit

 Kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se pas dështimit të përpjekjeve për të marrë postin më të lartë në qeverinë e Kosovës, tash ai do të sfidojë koalicionin dhe partiné e Hashim Thaçit dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të kërkoj të arrij koalicion me parti tjera por jo me PDK-në.

Haradinaj i tha TV Klan-it se ai do të kishte pranuar më herët që të futej në koalicion me PDK-në por vetëm nëse do t’i ishte dhënë posti i kryeministrit, e Thaçi të ishte transferuar në postin e kryetarit të vendit. 

Por, tash ai thotë se ky opsion ka dështuar dhe se duhet përgatitur për të sfidën e së ardhmes.

Haradinaj i dëshpëruar që Thaçi nuk ia liroi postin e kryeministrit thotë se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të hyj në ndonjë kombinim me PDK-në por me ndonjë parti tjetër pér té formuar qeveriné.

“Nuk kemi pranuar të bashkëqeverisje më PDK-në, veç nëse ne e udhëheqim qeverinë. Në zgjedhjet ardhshme mund të jem në ndonjë koalicion me ndonjë parti, por jo me PDK-në”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button