Jack Nicholson “gjuan” Jennifer Lawrence

Jack Nicholson mund të jetë 75 vjeç, por ende ruan interesin e rinisë për seksin e kundërt. Veterani i Hollywood-it këtë herë u kap “duke gjuajtur” aktoren fituese të cmimit Oscar, Jennifer Lawrence. 

22-vjeçarja, në përfundim të ceremonisë së dorëzimit të cmimeve Oscar ishte e ftuar nga televizioni amerikan ABC News për të folur. Gjatë intervistës në sfond  shfaqet Nicholson. 

“Më pëlqeu roli yt tek filmi. Ke bërë një punë të mirë”, ishin fjalët e para të Nicholson, i cili më pas me buzëqeshje shtoi: “Ti ngjason me një ish të dashurën time”. 
Por përgjigjja e 22-vjeçares Lawrence ishte e rrufeshme: “Vërtet? Dukem gjë si një e dashur e re?”. 

Të vendosësh Nicholson, dikur një nga meshkujt më të kërkuar në Hollywood, me shpatulla për muri është e vështirë: “E shkova nëpër mend edhe këtë”, ishte përgjigjja e tij pak para se të largohej duke e lënë aktoren 22-vjeçare të qetë në intervistën e saj. 

Ikona e Hollywood-it mbahet mend për deklaratën e famshme të tij, shumë vite më parë: “Ka dy tipe femrash, të parat që duan të flenë më Jack Nicholson dhe të dytat që refuzojnë Jack Nicholson për t’iu mburrur shoqeve”. 

Megjithatë vitet ikin dhe Nicholson nuk është më i njëjti. Dy vite më parë në një intervistë ai “ankohej” se nuk ishte më i parezistueshëm për femrat. 

“Ka patur ditë në jetën time kur ndjehesha i parezistueshëm për femrat, por tani nuk jam më në atë gjendje dhe kjo më bën të ndjehem keq”.

Lajme të ngjashme

Back to top button