Policia e Nju Jorkut krijon një grup për gjetjen e iPhone-ve të vjedhur

Termi “mbledhja e mollëve” po përdoret kohët e fundit për personat që vjedhin telefonë iPhone. Ky problem është bërë aq i madh në Nju Jork sa që policia ka krijuar një grup për të gjetur këto pajisje të vjedhura.

Sipas CNN, skuadra u krijua vitin e kaluar pasi policia pa një rritje të konsiderueshme të vjedhjeve. Komisioneri i policisë tha se edhe pse krimi ka rënë me 3% vitin e kaluar, nuk do të thotë që vjedhja e iPhone-ve ka rënë gjithashtu. Detajet se sa njerëz janë në këtë grup mungojnë.

Gjithsesi policia thotë se 75% e pajisjeve të vjedhura përgjithësisht qëndrojnë akoma në qytet.

Apple nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth kësaj situate, gjithsesi departamenti i policisë në Nju Jork ka thënë se kompania ishte e gatshme të ndihmonte në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button