Rritet çmimi i benzinës dhe naftës
Prej sonte në mesnatë rriten çmimet e benzinës dhe derivateve të naftës. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që të rriten çmimet e derivateve të naftës të rafinuar për 1,87 dhe me pakicë për 1,34 për qind.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për një denar për litër dhe tani do të kushtojë 85 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe do të shitet për 87 denarë për litër Çmimi i EURODISEL (D-E-V) rritet për një denarë për litër dhe do të arrij 72,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër dhe do të shitet për 61 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,675 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 43,603 denarë për kilogram.