Kf Shkupi përforcohet me shtatë futbollistë

Klubi futbollistik Shkup që garon në ligën e tretë në kampionatin e Maqedonisë tashmë do të financohet nga komuna e Çairit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i komunës Izet Mexhiti i cili mori pjesë në një pres konferencë ku u prezantuan përforcimet e reja të shkupjanëve.

Skuadra shkupjane ka ofruar në ekip emra të njohur të futbollit në Maqedoni si Arben Nuhiu, Zekirja Ramadani, Burim Guxhufi, Ridvan Fuga, Ertan Hasani, Krenar Ramadani dhe Besir Demiri.

“Gjithsesi prioritet i yni mbetet rikthimi në piedestalin me të lartë të dikur KF Slloga, tash KF Shkupi, ku pikërisht sot do të promovojmë edhe përforcimet e reja dhe planet për klubin”, tha Izet Mexhiti, i cili në mënyrë publike në pyetjet e gazetarëve në lidhje me atë se a do të thotë prezenca e tij se Komuna e Çairit do të jetë sponsor i KF Shkupi, u përgjigj: “Sikurse KF Shkupi dhe tifozët e këtij klubi kanë qenë për vite me radhë mbështetja morale e Shkupit, prezenca ime do të thotë se Komuna e Çairit do të jetë mbështetja më e madhe morale dhe financiare e këtij klubi” u shpreh Izet Mexhiti.

Ky fakt përveç tjerëve më shumë i ka gëziar tifozët e flaktë të Kf.Shkupi apo siç quhej më pare Slloga Jugomagnat, Shvercerat, të cilët përfundimisht do të kthehen në shkallët e stadiumit në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button