(Video) Nexhipi debuton me supergol

Mesfushori shkupjan Nderim Nexhipi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit firmosi me skuadrën rumune Vasliun, ndërsa një ditë më vonë në ndeshjen e parë kontrolluese për skuadrën e tij të re, shënoi gol ‘spektakular’, thuajse nga mesi i terenit. Fillim më të mirë të aventurës së re, as që kishte mundur të paramendojë tani më ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Nderim Nexhipi.

“Kam firmosur për dy vite e gjysmë me skuadrën e Vasluit dhe shpresoj që të kem suksese me skuadrën time të re. Bëhet fjalë për ekip ambicioz, që për momentin zen vendin e tretë në renditjen tabelare në kampionatin rumun, me ambicie për dalje në Evropë”, u shpreh Nexhipi, njofton Alsat-M.

Nderim Nexhipi, i cili me Vasluin gjendet në përgatitje në Spanjë, ndërsa shënoi gol të bukur në fitoren 3:0 kundër Shangajit, në një takim kontrollues.

Nexhipi ishte autori golit të dytë për ekipin e tij. “Fillim i bukur për mua në mjedisin e ri. Goli vërtet i mirë dhe një shtytje për mua që të jem optimist që ditët e para. Jam i kënaqur me debutimin, golin dhe mënyrën se si jam pranuar. Vetëm mbetet të shpresoj që gjërat të vazhdojnë me këtë rritëm”, shtoi Nexhipi, duke mos lënë pa përmendur në fund tani më ish-skuadrën e tij, Shkëndijën.

“Me Shkëndijën do më lidhin vetëm kujtime të bukura. Ishte një ekip fantastik dhe vetëm më vjen keq që disa gjëra që s’kanë të bëjnë me futbollin, menguan progresin e skuadrës, që sipas mua ishte më e mira në Maqedoni dhe kishte kapacitet për të fituar edhe kampionatin edhe Kupën. Mua më vjen keq që më mbetën në gjysëm disa plane që kisha me Shkëndijën, por futbolli ndonjëherë sjell befasi dhe gjëra të cilat nuk mund t’i ndryshojmë vetë. Gjithsesi, mbetem krenar për periudhën që kalova te Shkëndija, atje kam lënë shumë miq, të cilëve u dëshiroj gjithë të mirat në të ardhmen. Dua që me këtë rast të falemenderoj publikun tetovar për mbështetjen e vazhdueshme që më dhanë mua dhe skuadrës. Ku ta dij se çka sjell e ardhmja? Ndoshta ndonjëherë do të bashkohemi përsëri?! Uroj që Shkëndija të tejkalojë problemet me sponsorët dhe në pranverë minimum të fitojë Kupën. Unë do jem tifoz i zjartë i çdo suksesi të Shkëndijës”,

Lajme të ngjashme

Back to top button