(Video) Gjest jo sportiv, Messi fyen pankinën e Real Madrid!

Superylli argjentinas, katër herë radhazi futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, duket se do të jetë në qendër të akuzave të tifozëve dhe qarqeve madrilene, pasi në një video të publikuar së fundmi shihet duke bërë një gjest josportiv.

La Sexta ka publikuar një video shokuese, ku sulmuesi i Barcelonës shihet duke e pështyrë pankinën e Real Madridit në ‘el Clasicon’ e fundit të zhvilluar në Bernabeu. Ndodhi kjo pas një ndërhyrje të ashpër të Arbeloas në argjentinasin, që e bëri këtë të fundit tejet nervoz.

Imazhet janë të qarta dhe duket se 25-vjeçari vërtet ashtu si është thënë, e bëri një gjest josportiv. Raportohet po ashtu se ai e ka ofenduar zëvëndëstrajnerin e Los Blancos, Aitor Karanka, duke i thënë ‘vogëlush i Mourinhos’.

Po ashtu, është thënë se Messi e kishte ofenduar Arbeloan pas ndeshjes në parkingun e stadiumit në prani të bashkëshortes së tij shtatzënë, mirëpo për këto pohime të madrilenëve nuk ekzistojnë videoxhirime.

Është hera e parë që Lionel Messi, një lojtar që njihet për sjellje të mrekullueshme dhe imazh të jashtëzakonshëm, shfaqet duke bërë gjeste të tilla josportive.

Në rast se Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) hap hetim për sjelljet e Messit në El Clasico, ai mund të dënohet deri në dy ndeshje moslojë, transmeton telegrafi.

Real Madridi dhe Barcelona barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiabo Bernabeu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button