Ardian Demiri kandidat i RDK-së për Strugën ?

Ardian Demiri nga radhët e RDK-së, është opsion i mundshëm që të jetë konkurenti i Selës dhe Labënishtit në garën për kryetarë të komunës së Strugës.

Burime të afërta nga dega e RDK-së në Strugë njoftojnë për Portalb.mk se kjo kjo parti do të garojë në zgjedhjet e Marsit me kryetarin e degës së Strugës, avokatin Ardian Demiri.
Në një prononcim për Portalb vetë Demiri nuk e ka komentuar këtë informatë duke ai ka thënë se nuk mundem as ta pohoj e as ta mohoj këtë gjë.

“Ajo që mund të them është se ne jemi duke punuar në përpilimin e listave për këshilltarë, nuk dua ti komentoj këto zëra në lidhje me kandidaturën time, ky është një vendim që I takon kryesisë qëndrore” u shpreh Demirin për Portalb.mk

Kujtojmë se kandidati Gajur Kaba i cili ishte emri më i lakuar i RDK-së pë komunën e Strugës tashmë përfundimisht nuk do të jetë pretendent për këtë post. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button