Tradhëtarët e Interit që kaluan te Milani

Transferimi i Mario Balotellit në Milan është ‘vrazhdësia’ e fundit që ia bëjnë Rossonerët fqinjëve të tyre Nerazzurrë. Historia na ka njoftuar me shumë tradhti që ia bënë lojtarët Interit, duke iu bashkuar komshinjve të Milanit.

Sulmuesi problematik, i cili në të kaluarën ishte pjesë e klubit të Massimo Moratit, është futbollisti i 11-të i cili vendos t’i bashkohet ekipit kuq e zi nga qyteti i modës, pasi e kaloi një pjesë të karrierës tek zikaltrit. Mediat italiane e kanë publikuar një listë të 10 futbollistëve tjerë, përpos Balotellit, që në të kaluarën e kishin zgjedhur rrugën e tij.

Ronaldo – Njëra prej tradhtive më të dhimbshme për të gjithë tifozët e Interit. Fenomeni, pas eksperiencës në Madrid, u rikthye në Milano, por tek komshinjtë. Dhe në derbi shënoi gol.

Zlatan Ibrahimoviç – Një ‘plagosje’ tjetër nga ana e Gallianit drejt popullit Nerazzurr. Suedezi u rikthye në Itali për një çmim ‘qesharak’ dhe e fitoi Scudetton. Suedezi e përshëndeti edhe me gol, ish ekipin e tij.

Bobo Vieri – Nga ‘mbreti’ Nerazzur tek një meteorë Rossonere. Galliani provoi ta merrte një tjetër ish lojtar të madh të Interit, por këtë radhë nuk pati shumë fat.

Andrea Pirlo – Arriti i ri në Inter, nuk u kuptua dhe u huazua. Më pas, Milani e mori nga Brescia dhe u bë njëri prej lojtarëve që e shkroi historinë me Rossonerët.

Clarence Seedorf – Një tjetër gabim i ‘pazarit’ të Morattit, i cili ua bëri dhuratë komshinjve një yll si holandezi.

Hernan Crespo – E pati një sezon të pafat në Inter, më pas shkoi në Chelsea, kurse destinacion i radhës për të ishte pikërisht Milani. Sidoqoftë, ai u rikthye sërish tek Nerazzurrët.

Maurizio Ganz – Nga idhull i padiskutueshëm i Curva Nord, në një të urryer nga publiku, pasi vendosi ta vishte fanellën e skuadrës tjetër të qytetit të modës.

Aldo Serena – Inter, Milan, përsëri Inter dhe më pas përgjithmonë në Milan. Jo se ishte ndonjë shtyllë e vërtetë, mirëpo ka ditur t’i tradhtojë më shumë se një herë Nerazzurrët.

Antonio Valentin Angelillo – Katër vjet në Inter, 68 gola në 113 ndeshje, më pas një eksperiencë të bukur në Romë, para se ta përqafonte projektin e Milanit. ?Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button