(Intervistë) Fatlum Zhuta: Titulli kampion bote është objektivi im kryesor

Boksieri shqiptar Faltlum Zhuta që garon në kategorinë deri në 75 kg, 8 vjetë me radhë është kampion shtetëror i Maqedonisë. Dy herë fitues i turneut prestigjoz “Gongu i artë”, fitues i turneut Adem Jashari në Kosovë dhe shumë turneve të ndryshme në rajon. Zhuta është pretendent i Maqedonisë për titullin kampion bote që do të mbahet këtë vit në Kazakistan. Në një intervistë ekskluzive për Portalb, rrëfen mbi karrierën dhe planet për të ardhmen, rruga dhe vështirësitë deri tek sukseset historike të boksit në Maqedoni.

Intervistoi: Faton Arifi

Portalb: Si lindi dëshira për tu marrë me boks ?

Zhuta: Hapat e parë i kam filluar në vitin 1999, rastësisht shkova një vizitë në klubin ku boksonte vëllai im. Isha në moshën 9 vjeçare dhe që atë moment fillova të mendoj për boksin, u regjistrova në atë klub dhe nuk i kam ndërpre aktivitetet e mia në këtë drejtim 14 vjetë me radhë.

Portalb: Sa ka qenë i vështierë ky rrugëtim i juaj deri këtu duke pas parasysh kushtet dhe hapësirat që i jepen boksit në vendin tonë.

Zhuta: Vështirsi ka kudo në jetë, por me vullnet dhe punë ia arrin ti kalosh të gjitha. Sigurisht qe problemi financiar është ai që na ka shkaktuar më shumë probleme, sepse ashtu si zakonisht sportistët shqiptarë nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga shteti, gjë kjo që rëndon shumë zhvillimin dhe përparimin tonë në sport.

Portalb: A e mbani mend si ka qenë rezultati i ndeshjes suaj të parë në arenën e boksit qëkur filluat të merreni me këtë sport?

Zhuta: Po është shumë interesante kjo, ndeshjen e parë në moshën 9 vjeçare kam pësuar disfatë, por kjo disfatë ishte një lloj fitoreje për mua, sepse ky ishte momenti më i rëndësishëm i karrierës sime, më bëri të kuptojë shumë gjëra në jetë. U këshillova nga vëllau im dhe u ndjeva shumë keq për humbjen edhe pse akoma isha një fëmijë, që atëherë fillova të mendoj ndryshe dhe ajo ishte humbja që bëri kthesën e madhe. U dashurova me fitoren nga ai moment fitorja është detyra ime.

Portalb: Jeni anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë, si keni marrë ftesë për herë të parë nga federata e boksit?

Zhuta: Ftesa e parë nga reprezentacioni erdhi si pasojë e asaj se unë i mposhta dy konkurrentë të tjerë që ishin kandidat për tu bërë pjesë e kombëtares, ne dueshte të luftojmë dhe fituesi nga treshja jonë do të ishte përfaqësues i Maqedonisë, unë ja dola të fitojë dhe që atëherë gjithmonë kam qenë anëtar dhe kam marr ftesë nga federata për ndeshjet ndërkombëtare ku është përfaqësuar Maqedonia.

Portalb: Momentalisht ndodheni në kamp në Ohër me pregatitje për kampionatin botëror, ku do të garoni për këtë titull dhe çka pretendoni ?

Zhuta: Po nga 15 ditë qëndrojmë në Ohër ku pregatitemi për Kampionatin Evropjan që do të zhvillohet në Maj në Minsk të Bellorusisë si dhe pas tij në turneun më të madh në Evropë që zhvillohet në Bullgari. Kampionati botëror do të mbahet këtë vit në Kazakistan dhe unë shkoj atje me synimin e vetëm të shpallem kampion i botës në peshën 75 kg ky është objektivi im kryesor, punoj shumë me shpresën se do ja arrij qëllimit.

Portalb: Sa tituj keni fituar gjithsej dhe cilët nga to i konsideroni më të veçantë ?

Zhuta: Gjithsej kam fituar 29 tituj në karrierë, titulli i parë është titulli “Ace Stojkoviç” që e kam fituar në Bosnjë dhe sigurisht që është i rëndësishëm sepse ishte trofeu i parë si boksier. Dua të veçoj më shumë titullin “Gongu i Artë” që e kam fituar radhazi dy vitet e fundit, bëhet fjalë për një turne me konkurencë shumë të lartë dhe kjo më bën shumë të gëzuar, jam i vetmi shqipëtar duke llogaritur edhe kohën e ish-Jugosllavisë që fiton dy herë me radhë këtë tituëë, kjo më bën shumë krenar. Kam fituar edhe tituj në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e tjera.

Portalb: Edhe përpos sukseseve përsëri akoma nuk jeni një nga bursistët që shteti ndan për sportistët e dalluar a ju duket i drejtë ky vlerësim?

Zhuta: Anashkalimi i sportistëve shqiptarë në Maqedoni tashmë nuk paraqet një risi, edhe pse realisht e kam merituar që të ndahet bursë për mua duke pasur parasysh sukseset në arenën ndërkombëtare, por përsëri nuk ka asgjë konkrete. Më vjen keq për këtë por ky është realiteti ynë, mendoj se përfaqsuesit shqiptarë si në politik ashtu edhe në sport duhet të jenë më aktiv në mbështetjen ndaj nesh, nëse nuk trajtohemi si të barabrtë kjo është shumë e padrejtë dhe diskriminuese.

Portalb: Cilat janë synimet juaj për të ardhmen?

Zhuta: Tash për tash mendoj të marr medalje në kampionatin Evropjan si dhe siç thashë botërorin në Kazakistan dhe për këtë jam duke u përgatitur intenzivisht, pastaj do të marr sërish pjesë duke tentuar titullin e tretë në turneun Gongu i artë në kuadër të klubit “Sindi” dhe përfundimisht do të udhëtojë drejt SHBA-ve për të vazhduar karrierën time si boksier profesionist.

Portalb: Sa është e vështirë të jesh boksier dhe të jetosh në një vend të vogël si Struga?

Zhuta: Po sigurisht që është e vështirë, qytetet e vogla kanë shumë vështirësi, edhe unë has në problemet e mia, por duhet shumë durim dhe profesionalizëm sepse imazhi i një sportisti është shumë e vështirë të krijohet dhe shumë e lehtë të prishet. Ndonjëherë kam situata edhe ku provokohemi për arsye dhe rrethana të ndryshme por të gjitha këto përpiqemi ti kalojmë për hir të karrierës dhe dëshirës për tu bërë boksier i devotshëm.

Portalb: Kush janë boksierët më të mire në botë për mendimin tuaj?

Zhuta: Unë gjithmonë kam veçuar tre boksierë në botë. Roki Marciano është boksieri që për mua ka qënë frymëzim gjithmonë. E kam përmendur gjithmonë edhe Luan Krasniqin, është shumë boksier i mire dhe mua më pëlqen, ndërsa nuk mund të lë pa përmendur boksierin e shquar nga Kosova Afrim Majancin i cili ka ushtruar edhe vëllaun tim dhe ka qenë një shembull i mire për zhvillimin tim si boksier.

Portalb: Si ju duket e ardhmja e boksit në trevat shqiptare?

Zhuta: E ardhmja e boksit fatkeqësisht nuk është shumë premtuese dhe atë jo për arsye të mungesës së talentëve dhe dëshirës për këtë sport por vetëm për arsye financiare. Boksi është një sport që kërkon mbështetje financiare si gjithë sportet e tjera, ka shumë talentë shqipëtarë që janë shumë premtues por fatkeqësisht nëse ato nuk do të kenë mbështetje financiare do të shuhen ashtu siç janë shuar edhe shumë të tjerë para tyre.

Portalb: Si është një ditë pune e Fatlumit ?

Zhuta: Stërvitjet janë aktiviteti im kryesor. Stërvitem tre herë në ditë, veçanërisht në kohët kur jam para ndonjë turneu të rëndësishëm, kemi kujdes edhe në mënyrën e të ushqyerit dhe shumë kushte të tjera që ndikojnë në krijimin dhe mbajtjen e formës sportive, shoqëria është pjesë e rëndësishme e jetës sime kshuqë edhe ajo ka vendin e vetë.

Portalb: Kush është Fatlumi jashtë Boksit ?

Zhuta: Unë jam një njeri i shoqërueshëm, kam shumë miq dhe kohën e lire e kalojmë gjithmonë me shoqëri, unë pëlqej edhe sportet e tjera, më pëlqen futbolli, basketbolli dhe i ndjek ndeshjet ndërkombëtare në këto sporte.

Portalb: Kush është formula për tu bërë një boksier i suksesshëm?

Zhuta: Gjithmon e kam thënë Puna. Vetëm puna profesionale dhe vullneti i madh mund të të bëjnë boksier.

Portalb: Nëse do të kishin mundësi të zgjidhni një vend për të jetuar ku do të shkonit?

Zhuta: Me Strugën nuk do të ndërroja asgjë, sigurisht që ka vende të mira në botë por unë jam shum i lidhur me vendlindjen, nëse do jetoja diku tjetër në botë ajo do të ishte Alaska, atje jeton e dashura ime dhe kjo është një arsye që unë të lë Strugën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button