Zhuta synon titullin kampion bote në Kazakistan

Boksieri i njohur Fatlum Zhuta anëtar i KB Struga dhe i reprezentacionit të Maqedonisë, ka deklaruar për Portalb.mk se këtë vit do të tentojë të fitojë titullin kampion i botës për kategorinë deri në 75 kg që do të mbahet në muajin Mars në Kazakistan.

Momentalisht Zhuta është duke u përgatitur me antarët e reprezentacionit në një kamp në qytetin e Ohrit.

“Jam duke punuar intenzivisht për tu përgatitur në mënyrë sa më cilësore dhe këtë turne shpresoj dhe besoj që tja arrij qëllimit dhe të bëhem kampion i botës” u shpreh Zhuta.
Fatlum Zhuta është 8 vjetë me radhë kampion shtetëror i Maqedonisë dhe dy herë fitues i turneut “Gongu i artë”.

Më shumë hollësi rreth karrierës, titujve dhe të ardhmes së boksierit të dalluar do të mund të lexoni në intervistën ekskluzive të Zhutës për Portalb.mk që do të botohet nesër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button