Si të bëni lëkurën e fytyrës më të lëmuar

Ka disa periudha në jetën tonë ku na qëllon të ballafaqohemi me probleme të shumta dhe normalisht plot stres nga ambienti që na rrethon. Trupi ynë reagon ndaj këtyre faktorëve dhe bëhet i dallueshëm. Ne shikojmë veten në pasqyrë dhe pamja që vërejmë na zhgënjen. Duhet të bëjmë diçka që t’i ri-kthejmë normalitetin dhe shkëlqimin lëkurës! Në këtë rast ju sugjerojmë të provoni maskën që po ju paraqesim më poshtë:

Përbërësit;
1 lugë lëng molle
1 lugë vaj ulliri
1 të verdhe veze
2 lugë shtalb djathi

Përgatitja;
Filloni duke kthyer shtalbin e djathit në pure duke e shtypur me ndihmën e lugës. Merrni një mollë jeshile dhe hidheni në shtrydhëse, merrni lëngun dhe hidheni tek djathi i bërë shtalb. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit me radhë vendosni maskën në fytyrë, qafë, por duke mos lyer pjesën afër rrathëve të syrit dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Pastaj, hiqni maskën siç bëni zakonisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button