Wohlers: Maqedonia është vend me histori të gjatë

Në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara sot ambasadori amerikan në Shkup hapi ekspozitën “Dëshmi për të kaluarën”. Ekspozita shfaq artefakte të ndryshme që ishin gjetur në Gradishte, në vendin ku tani është ndërtuar ambasada e Amerikës dhe janë zbuluar në fazën para ndërtimit të kësaj ambasade të re. 

“Maqedonia është vend me histori të gjatë, tradita të forta, diverzitet kulturor dhe me trashëgimi arkeologjike të begatshme. Me këtë ekspozitë, ne shpresojmë që ti sigurojmë miqtë tanë, mysafirët dhe vizitorët e Ambasadës me një dritare nëpër të cilën do të mund të shohin një pjesë të vogël të kësaj trashëgimie” tha Wohlers duke falënderuar përgjegjësin e ekspozitës, Znj Dragica Zivkova dhe Z. Zoran Mladenovski.

Wohlers tha se ambasada bashkëpunon edhe me Ministrinë e kulturës dhe institucionet tjera kulturore në Maqedoni. 

“Ky partneritet manifestohet në shumë programe të Ambasadës në gjithë Maqedoninë. Për shembull, në fshatra dhe qytete në gjithë Maqedoninë, njerëzit mund të vizitojnë njëmbëdhjetë lokalitete të ndryshme kulturore të cilët kanë marrë grante finansimi nga Fondi i ambasadorit për mbrojtje kulturore, fond që arrin vlerën prej më shumë se një milion dollarë dhe që është shpenzuar për të ndihmuar mbrojtjen e trashigimisë kulturore të Maqedonisë. Ne mbështesim festivale të vallëzimit, muzikës, poezisë, dhe filmit dhe ngjarje tjera kulturore bashkëkohore. Ne poashtu finansojmë shkëmbime kulturore, duke dërguar ekspertë nga Maqedonia nga sfera e kulturës në Shtetet e Bashkuara dhe duke sjellur ekspertë kulturor amerikan në Maqedoni” deklaroi Wohlers.

Nëpërmjet këtyre dhe shumë mënyrave tjera, Shtetet e Bashkuara investojnë në mbrojtjen dhe promovimin e historisë dhe kulturës së larmishme të Maqedonisë, theksoi ambasadori amerikan në Shkup. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button