Edhe 15 ditë për parashtrimin e fletparaqitjeve tatimore në DAP

Kanë mbetur edhe 15 ditë para skadimit të afatit për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore në DAP përmes rrugës elektronike, 1400 firma nuk kanë marrë asnjë hap, respektivisht nuk janë regjistruar në sisitemin e-Tatime ( https://etax-fl.ujp.gov.mk ), njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për procedurë tatimore të miratuar në korrik të këtij viti, janë parashikuar që të gjithë obliguesit mujorë të TVSH-së, duke filluar nga 1 janari i vitit 2013, TVSH-fletparaqitjet e tyre dhe bilancin tatimor për tatimin e fitimit në mënyrë të detyruar ta parashtrojnë në DAP përmes rrugës elektronike përmes sistemit e-Tatime.

Procedura për regjistrimin e parashtrimeve elektronike të fletëparaqitjeve tatimore është e thjeshtë dhe zgjat vetëm 10 minuta. Që të mund firmat të regjistrohen edhe të përdorin shërbimet elektronike tatimore, duhet që të kenë Internet, e- mail si dhe Certifikatë digjitale të Telekomunikacionit të Maqedonisë apo KIBS.

Nëse firmat nuk u përshtaten në kohë risive për paraqitje elektronike të tatimit, ekziston rrezik që të mos e përdorin sistemtin e-Tatime dhe me këtë edhe të mos jenë në gjendje që në kohë të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore dhe të paraqesin tatimin nga 1 janari.

DAP rikujton se ligji parashikon gjoba të larta – për mosparashtrim, respektivisht parashtrim jo në kohë të fletparaqitjeve tatimore në afatin e parashikuar ligjor me gjobë e cila arrin deri në 3.500 euro në kundërvlerë të denarit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button