Partnerin mund ta joshni edhe në kuzhinë, ja se si!

Të joshësh një mashkull në kuzhinë nuk do të thotë vetëm ta tërheqësh, ti japësh ushqime afrodiziake, pasi për të joshur partnerin nuk mjaftojnë vetëm ushqimet.

Shefi i kuzhinës Simone Rugiati shpjegon se përmes disa lëvizjeve të thjeshta dhe disa mini- sekreteve mund të bëhet për vete partneri.

-Atmosfera. Ndoshta jemi të kujdesshëm në dhomën e gjumit, por kuzhinën e lëmë shpesh pas dore. Ky është një veprim i gabuar. Dritë e pakët, telefon dhe televizor fikur, por disa qirinj ndezur krijojnë vetvetiu ndjesi kënaqësie.

-Nëse doni të joshni një mashkull përmes kuzhinës, duhet të evitoni të shfaqeni si shtëpiake e fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë, mos harroni të tregoni kujdes edhe për pamjen.

– Mos pretendoni të lini përshtypje të mirë në kuzhinë nëse përdorni materiale plastike, sigurohuni të vendosni gotat e duhura dhe pjata elegante.

-Edhe pse po përgatisni darkë, mos harroni që të kujdeseni edhe për veten, të krehni flokët, të trukoheni dhe të vishni një fustan elegant.

-Bashkëpunimi. Ftojeni partnerin t’iu ndihmojë, pasi duke punuar dhe lëvizur bashkë në kuzhinë stimulohet joshja.

-Ftojeni partnerit në shijojë gatimin dhe të japë mendimin e tij. Shijimi direkt gjatë gatimit është një gjest i parezistueshëm.

– Mos u nxitoni. Darka duhet konsumuar lehtësisht, kështu që mos e humbni qetësinë, mos u përfshini nga ankthi dhe punoni me qetësi.

– Pas darkës mos vazhdoni të qëndroni ulur në tavolinë gjithë kohës, ftojeni partnerin ta konsumoni ëmbëlsirën në divan.

– Mos i lani enët pas darkës. Mund ti lani me qetësi ditën tjetër, joshja është krejt tjetër gjë nga sjelljet e shtëpiakeve tipike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button