Si lidhet Gangnam Style me fundin e botës? (VIDEO)

Edhe pse hiti i tij ka pushtuar botën, në internet ka rënë si bombë lajmi – Nostradamus i ka parashikuar “Gangnam Style” dhe PSY.

Në fakt, siç shkruan Ibtimes.com, teoria e Nostradamusit thekson që “nga mëngjesi të qetë, fundi do të vijë, kur kali i cili vallëzon do të arrij në rrethin e nëntë”.

Kanë filluar spekulimet se Nostradamus e ka lidhur PSY-në me fundin e botës, i cili supozohet se do të ndodh më 21 dhjetor. Ekspertët në internet pretendojnë se citati i referohet “Gangnam Style”, i cili në të vërtetë në YouTube ka mbi 835 milionë klikime.

Sipas tyre, Koreja është “toka e mëngjesit të qetë”, të cilën e ka përmendur Nostradamusi, ndërsa PSY bën “vallëzimin e kalit”, ndërsa xhiroja e nëntë interpretohet si 900 milionë klikime në YouTube. Derisa disa thonë që këto fakte që duket se nuk lidhen me njëra-tjetrën, janë krejtësisht të vërteta, të tjerët pohojnë se këto janë thjesht vetëm spekulime.

Kohë më parë muzikanti 34-vjeçar kishte deklaruar se ai nuk është më  meritori për suksesin e këngës, por bëhet fjalë për një  fenomen: “Unë nuk mund të them se jam i suksesshëm, sepse këtu bëhet fjalë për një fenomen. Unë nuk bëra gjë – njerëzit kanë shkuar në “YouTube”, gjetën muzikën dhe e prezantuan para botës. Unë nuk e kam bërë këtë. Tani, megjithatë, është radha ime. Me diskun e dytë duhet të kem sukses vetë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button