“The English Patient”, dashuria përtej vdekjes..

Almasy ( Ralph Fiennes), kont Hungarez, eksplorues i shkretëtirave dhe pilot së bashku me Katherine Clifton (Kristin Scott Thomas) fluturojnë mbi Sahara me një aeroplan të vogël. Ajo është gruaja angleze që ai dashuron ndërsa ngjarja ndodh gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Sulmet gjermane i detyrojnë ata me aeroplanin në zjarr të parashutojnë në shkretëtirë ndërsa trupi i tij mbetet i ngjitur me trupin e saj si paradigmë e dashurisë dhe vdekjes. “The English patient” është një roman i Michael Ondaatje të cilën regjisori Anthoni Minghella e ka projektuar në mënyrë të përsosur.

I talentuari Mingella e ka distiluar novelën me elegancë të rrallë dhe ndjenja të flakta. Almasy, i djegur aq sa nuk mund të njihet, i copëtuar nga Katherina e vdekur,  nga Beduinët ( banor të shkretëtirës) dërgohet në spitalin ushtarak në të cilin ai thirret vetëm  si “Pacienti Anglez”

Ky tregim hipnotizues udhëton nëpër kohën dhe kalon kufijtë e Italisë, Egjiptit dhe Afrikës Veriore që t’i lidhë dy historitë e dashurisë.

Janë memoriet e Pacientit Anglez të filtruara nëpër dhimbje dhe morfium (për dhimbjet nga djegia) e cila mban fokusin e Minghella-s .

Portalb jua rekomandon “The English Pacient” film i cili do t’ju nxit ta përqafoni personin e dashur dhe të vlerësoni më shumë momentet e përbashkëta..

Lajme të ngjashme

Back to top button