Gjyqtari ndërron jetë pas rrahjes nga tre futbollistë

Një prokuror holandez ka ngritur padi, të martën, ndaj tre futbollistëve të rinj pas vdekjes së gjyqtarit anësor të ndeshjes së Kampionatit të të rinjve. Richard Nieuwenhuizen (41), ka ndërruar jetë të hënën pas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e ekipeve U-17 në Almere, një ditë më herët. Ai ishte refer në ndeshjen ndërmjet Buitenboyes, ku luan edhe i biri i tij dhe ekipit Nieuw Sloten Amsterdam.

Policia ka arrestuar tre futbollistët e rinj të ekipit Nieuw-Sloten Amsterdam menjëherë pas incidentit, në të cilin gjyqtari u rrah nga kjo treshe.

Gjyqtari Nieuwenhuizen pas dajakut në fushë mori veten dhe shkoi në shtëpi, por pas disa orëve kolapsoi për çka në spital u dërgua në gjendje kome. Të nesërmen, ai ndërroi jetë. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button