Ja rezultatet e LCH, Real Madrid deklasoi Ajax-in! (Video)

Jose Callejon, Kaka , Modriç dhe Ronaldo të gjithë merituan duartrokitje për paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme. Real Madrid mposhti Ajaxin me rezultat 4-1.

Po ashtu Borussia Dortmund mposhti Manchester City-n me rezultat 1 me 0 të cilët erdhën në epërsi me golin e Julian Schieber. Manchester City nuk arriti të plasohet as në vendin e tretë që së paku të kualifikohej për Liga Europa. Atë mundësi nga grupi e pati Ajax.

Paris Saint-Germain dhe Porto u përballën sot në Paris. Ndeshja përfundoi 2 me 1 në favor të Paris SG. Golat për PSG i shënuan Thiago Silva dhe Ezaquiel Lavezzi ndërsa për Porto golin e vetëm e shënoi Jackson Martinez.
Që të dyja kanë qenë të kualifikuara që nga edicioni i fundit.

Rezultatet nga lojërat tjera : Dinamo Zagreb 1 – 1 Dinamo Kiev, Olympiakos 2 – 1 Arsenal, Montpellier  1 – 1 Schalke, Malga 2 – 2 Anderlecht dhe Milan 0 – 1 Zenit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button