Neymar: Messi duhet ta fitojë Topin e Artë

Ylli i Santos, Neymar, ka mbështetur Lionel Messi ta fitojë çmimin Topin e Artë të këtij edicioni.
Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 86 gola për klubin dhe vendin e tij gjatë këtij viti, një numër që pritet të ritet deri në fund të muajit. Dhe 20-vjeçari brazilian mendon se argjentinasi e meriton çmimin më të famshëm të vitit, për shkak të paraqitjeve të tij mahnitëse.

“Fituesi do të jetë Messi pasi ai ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm. Ronaldo ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm po ashtu, andaj do të jetë një garë e ngushtë dhe ngazëlluese, por Messi duhet të jetë fitues”, ka thënë Neymar për Globoesporte. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button