(Video) Lebron James “Sportisti i Vitit”

Ylli i Miami Heat, LeBron James, u nominua si “Sportisti i Vitit” nga revista prestigjoze “Sport Illustrated”.

Ky është një çmim mirënjohjeje për kampionin e koshit amerikan që gjatë vitit 2012 ka fituar titullin e NBA dhe medaljen e arit në Olimpiadën Londër 2012. James ka fituar gjithashtu edhe çmimin e lojtarit më të mirë të finaleve play off.

Shtatlarti i skuadrës nga Florida cilësohet si një nga sportistët më të mëdhenj të basketbollit amerikan, madje shumë analistë e krahasojnë edhe me të madhin Michael Jordan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button