Fshirja e të papunëve nga listat, ikje nga realiteti mizor

A është e mundur që me masa administrative të ulet papunësia? Sa dhe si realisht mund t’ju ndihmojë rritja prej 130 denarëve familjeve të ndjeshme? A rritet apo zvogëlohet ndihma sociale? Në skadimin e këtij viti, opinioni i ekspertëve është i ndarë për atë sa, si dhe a kanë dhënë në përgjithësi efekt masat antikrizë të Qeverisë kur është fjala për qytetarët, veçmas ata që bëjnë pjesë në grupin e “të varfërve”.

Analiza e “Portalb” tregon se sa nga njëra anë, për çdo muaj përmes fshirjes nga lista zvogëlohet numri i të papunëve, por nga ana tjetër listat sërish mbushen me të papunë të rinj. Kështu, në tetor nga listat janë fshirë saktë 7.224 persona.

Tetor                          7224
Shtator                       7163
Gusht                         8611
Korrik                         8012
Qershor                      7236

Vetëm për pesë muaj, nga qershori deri në tetor nga listat e “të papunësuarve” nga Agjencia për punësim janë fshirë përafërsisht 38.300 persona. Operacioni për fshirjen e personave që nuk do të kenë kujdes procedurën e tajmingut të detyrueshëm të saktë për paraqitje në sportelet e Agjencisë, vazhdon. Që nga fillimi i këtij viti, në muaj janë fshirë madje edhe nga 8.000 persona.

Muajin e njëjtë, në tetor, janë regjistruar 9.124 të papunë të rinj. Pikërisht kjo shifër e të papunëve të sapo paraqitur është rekord që nga fillimi i vitit.

A mundet me masa të tilla të “pastrimit” të mijëra personave nga listat e Agjencisë për punësim të ndryshohet pasqyra për papunësinë dhe varfërinë? Derisa Qeveria pohon se fabrikat e Zonave të lira ekonomike hapin vende të reja pune, parashtrohet pyetja se cila janë efektet nga masat antikrizë për punësim, ndihma financiare për më të ndjeshmit rritet, ndërsa ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale Bedredin Ibrahimi konsideron se politikat e tanishme nuk japin rezultate.

“Me masa administrative nuk mund të ulet papunësia. Sipas meje manipulimi me grupet më të ndjeshme të amvisërive filloi në vitin 2009 kur u ndryshua mënyra e ndryshimit të ndihmës sociale që u aprovohet”, thekson ish-ministri i Politikës Sociale, Ibrahimi.

Sipas tij, kthesa kyçe ndodhi para 4 viteve, kur Qeveria aktuale e ndryshoi Ligjin për mbrojtje sociale dhe në vend se kompensimi mujor të llogaritet si përqindje e neto-rrogës mesatare që është paguar në vend, vendimi zëvendësohet me një të ri. Vërtetohen shuma saktë të precizuara që u paguhen në muaj grupeve të ndryshme të familjeve të kërcënuara.
Sipas përllogaritjeve të Ibrahimit, një person i kategorisë së shfrytëzuesit të ndihmës së vazhdueshme financiare, sipas vendimit të vjetër ligjor këtë vit do të pranonte ndihmë financiare prej 4.169 denarë, ndërsa tani, sipas shumës së përcaktuar fikse, ndihma financiare arrin 3.335 denarë.

“Sipas kësaj, të gjithë shfrytëzuesit vetëm sivjet janë dëmtuar me 1.3 milionë euro. E njëjta ndodh edhe me shfrytëzuesit e kompensimit me të holla për ndihmë dhe kujdes nga ndonjë person tjetër, kështu sipas përllogaritjeve të mia, tek kjo kategori dëmtimi arrin 3.5 milionë euro”, pohon Ibrahimi.

Para do kohe Qeveria bëri të ditur se ka rritur ndihmën sociale për 130 denarë në nivel mujor. Në mënyrë shtesë ndahen edhe para për të ashtuquajturën “varfëria energjetike”. Nga mesi i këtij viti Qeveria bëri të ditur se ka rritur shumën për këtë formë të ndihmës për 17 për qind dhe ajo arrin 700 denarë në muaj.

Si pjesë e orvatjes për ndihmë të të papunësuarve dhe atyre që janë socialisht të kërcënuar, Qeveria, si pjesë e masave antikrizë paralajmëroi punësimin e 8.000 personave.

Në njërën prej seancave qeveritare referoi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale, i cili shpalosi se me projektin për vetëpunësim është planifikuar të përfshihen 400 persona, deri në mes të muajit nëntor janë lidhur marrëveshje me rreth 200 të punësuar. Në të dyja shpalljet për punësim tek punëdhënësi i njohur sërish janë paraqitur rreth 600 persona. 
Sa dhe a do ta ndryshojë pasqyra për gjendjen- pritet të analizohet.

Sipas të dhënave të fundit në vend ka rreth 40 mijë shfrytëzues të ndihmës sociale. Me buxhetin e ri për vitin 2013, Qeveria rriti shumën për transferet sociale për 100 milionë euro dhe ajo arriti 1.2 miliardë euro.

Por, një pjesë e opinionit të ekspertëve konsideron se kjo nuk është rritje që  lajmërohet dhe realisht, përmirësimin kuantitativ të gjendjes së familjeve të ndjeshme, por para se gjithash paratë janë zmadhuar për shkak të rritjes së pensioneve në mars për 7 për qind.

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button