Karburantet shtrenjtohen për gjysmë denari

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë kanë çmime të reja, edhe atë më të larta për 0.50 denarë, nafta për amvisëri është më e shtrenjtë për një denarë, ndërsa zvogëlohet çmimi i mazutit.

Komisioni rregullator për energjetikë i cili dje mori vendim për korrigjimin e çmimeve kumtoi se gjatë periudhës së kaluar dyjavore, çmimi i naftës në bursat botërore është rritur për 1.54 për qind.

Në pajtim me korrigjimet e bëra, çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 tani është 80.50 denarë për një litër, i Eurosuper BS-98 është 82 denarë, ndërsa i Eurodizelit arrin 73 denarë për një litër.

Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri tani kushton 62 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit është zvogëluar për 0.696 denarë për një kilogramë dhe arrinë 42.241 denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button