SHGM: Të identifikohen dhe dënohen urdhërdhënësit për dhunën ndaj gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dorëzoi sot ankesë në MPB lidhur me dëbimin me dhunë të gazetarëve nga salla e Kuvendit. 

“Në këtë ankesë kërkojmë nga MPB-ja të identifikoj personat që dhanë urdhrin për të ushtruar dhunë kundër gazetarëve dhe atyre që zbatuan dhunë kundër gazetarëve. Njëkohësisht kërkojmë që MPB-ja t’i identifikoj personat të ngrejë procedurë dhe në harmoni me ligjet në fuqi t’i sanksionojë këto sjellje të pahijshme të cilat në një mënyrë e komprometuan vendin para opinionit ndërkombëtar. Ne besojmë se në MPB punojnë profesionist dhe do të dinë të dallojnë këtë sjellje jo profesionale të kolegëve të tyre presim që të distancohen prej tyre dhe t’i sanksionojnë. Dëmi tash më është shkaktuar, tash radhën për veprim e kanë institucionet dhe nuk guxojmë të lejojmë të kalojnë të pa sanksionuar kjo sjellje e pahijshme”  – deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Më 24 dhjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u shkel rëndë Kushtetuta e vendit, gjegjësisht neni 70 i Kushtetutës, sipas së cilit për të mbajtur seancë parlamentare pa praninë e gazetarëve nevojitet aprovim nga 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Një vendim i tillë as që u hodh në votim, ndërsa deri tani nuk janë prononcuar shërbimet e Kuvendit.

Largimin e gazetarëve me dhunë nga salla e Kuvendit e ka dënuar edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti, deri te cili gjithashtu është dorëzuar ankesë nga SHGM./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button