AMAN-it i duhen edhe 1.400 nënshkrime

Shoqata civile AMAN mblodhi gjithsej 8.600 nënshkrime nga qytetarët të cilët e përkrahin iniciativën për ndryshimin e Ligjit për energjetikë.

“Presim që deri në fund të vitit të mbledhim 10.000 nënshkrime dhe menjëherë pas festave t’i dorëzojmë në Kuvend që i njëjti të mund të debatojë  në lidhje me ndryshimet në Ligjin për energjetikë të cilat ne i propozojmë. Dëshirojmë që procedura të përfundojë para zgjedhjeve”, deklaroi për Plusinfo Xhelal Hoxhiç, aktivist në AMAN.

Sipas Ligjit, pas dorëzimit të 10.000 nënshkrimeve, Kuvendi ka për detyrë që në afat prej 30 ditëve t’i vë në rend dite ndryshimet e propozuara  të Ligjit për energjetikë.

“Propozojmë kthimin e tre orëve të rrymës së lirë, me atë që do të zgjidhet një termin mes orës 12 dhe 18. Gjithashtu, propozojmë që të rregullohet me ligj pagesa e ngrohjes qendrore, gjegjësisht, kërkojmë që qytetarët të cilët janë shkëputur nga ngrohja, të mos paguajnë asnjë kompensim. Ka edhe ndryshime tjera, por këto janë kryesoret”, sqaroi Hoxhiç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button