Popovska: Më vjen keq për dhunën, por ishte në pajtim me rregulloren

Deputetja e DOM nga koalicioni qeveritar, Liljana Popovska, ka dënuar dhunën në Kuvend para seancës për miratimin e buxhetit. Në konferencën për shtyp Popovska tha se i vjen keq që deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga Kuvendi, duke shtuar se largimi i opozitës në mënyrë të tillë ishte i domosdoshëm dhe në pajtim me rregulloren.

“Më vjen keq për ngjarjet e hidhura në Kuvend para seancës së 24 dhjetorit. Më kanë tronditur thellë edhe masat e dhunshme që u ndërmorrën ndaj gazetarëve dhe deputetëve, si dhe sulmi ndaj kryetarit të Kuvendit dhe qëllimet e fundit të organizatorëve të protestave. Ngjarjet e 24 dhjetorit ishin kulmim e gjithçka që ndodhte me bllokimin e buxhetit të cilën e imponuan kolegët e opozitës. Deputetët dhe shërbimet një muaj ishin peng i një skenari të hidhur për rrëzimin e institucioneve të zgjedhura në mënyrë ligjore” – tha Popovska.

Popovski pranoi se deputetët e opozitës ishin të nxjerrë me dhunë nga salla e Kuvendit, por shtoi se ajo ka qenë në pajtim me rregulloren pasi ka qenë e bllokuar puna e Kuvendit. Megjithatë, deputetja nga koalicioni qeverisës nuk pati përgjigje se në pajtim me cilën rregullore apo ligj gazetarët u dëbuan me forcë nga Kuvendi. 

“Këtë nuk mund ta shpjegoj dhe nuk e arsyetoj. Ajo ishte gabim” – tha Popovska.

Liljana Popovska, edhe përkundër akuzave ka mohuar se ka tentuar të pengon deputeten e opozitës Marinella Tusheva të xhiron dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të opozitës, duke thënë se ajo është ngritur që të pengojë sigurimin të mos përdor dhunë mbi deputetet e opozitës, por është keqkuptuar nga video incizimet./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button