Gruevski: Më vjen keq për gazetarët, Cërvenkovski si Gadafi

Kryeministri Nikolla Gruevski sot e ka quajtur liderin e opozitës maqedonase Branko Cërvenkovskin si Gadafi i Maqedonisë sepse sipas tij, ai mendon se i gjithë populli është me të.

“Cërvenkovski vazhdon në stilin e Gadafit, po vazhdon të jetojë në një botë të veten, me një dozë serioze të altruizmit ku beson se i gjithë populli është me të, se të gjithë e përkrahin dhe që duhet me forcë të merret pushteti. Nga ajo që mësova ai në praktikë nuk doli me kërkesa, sot ai nuk paraqiti kërkesa, ai vetëm tha se dëshiron të vijë në pushtet dhe se atë do ta arrijë nëpërmjet dhunës, nëpërmjet bllokadave, kërcënimeve, me tubime, me nxitje dhe tensionim të atmosferës, me kthimin e njerëzve kundër njëri- tjetrit, nëpërmjet përleshjeve mes vete dhe me nxitjen e problemeve tjetra, ja edhe mbrëmë tentoi të hyjë në parlament me dhunë”, tha Nikolla Gruevski.

Gruevski komentoi edhe rastin e dëbimit të gazetareve nga Kuvendi duke thënë se i vjen keq për rastit ndërsa shprehu bindjen se Kuvendi do të tejkalojë këtë situatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button