OSBE: Të respektohet e drejta e gazetarëve

Ushtruesja e detyrës – Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Natalya Drozd, bëri thirrje sot për të gjitha subjektet, përfshirë deputetët, partitë e tyre, si dhe opinionin publik që të përmbahen nga dhuna dhe në vend të kësaj të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve aktuale politike.

“Misioni i OSBE apeloi tek të gjitha palët të respektojnë funksionin e parlamentit si një vend për diskurs politik paqësor, si dhe të përmbahen nga dhuna. Është gjithashtu shumë rëndësishme të respektohet e drejta e gazetarëve për të kryer detyrat e tyre profesionale,” tha ambasadorja Drozd./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button