Barcelona, ekipi me më shumë pikë në 2012

Barcelona ka grumbulluar 103 pikë në vitin 2012, duke qëndruar në majën e këtij klasifikimi në Spanjë.

Edhe pse nuk mundën të fitonin titullin kampion, katalanasit kanë një epërsi të dukshme me Realin e Madridit kampionen e sezonit të kaluar që në vitin 2012 ka grumbulluar 93 pikë.

Kjo vjen dhe falë ecurisë së Barcelonës në fazën e parë të sezonit aktual, ku në drejtimin e Vilanovës ka krijuar një distancë prej 16 pikësh me kampionët.

Por jo vetëm kjo pasi katalanasit kanë barazuar dhe rekordin përsa i përket golave të shënuar deri më tani me 57 të tillë, që daton që nga sezoni 1950-51.

Duke qëndruar tek numrat, nëse vazhdohet me këto ritme atëherë duket e sigurtë që azulgranat do të kalojnë shifrën e 100 pikëve në kampionat. Gjithashtu Lionel Messi ka një ecuri mbreslënëse pasi ka shënuar në 7 ndeshje radhazi në kampionat, madje diçka e tillë mund të thellohet nëse vazhdon me të njëjtin ritëm edhe pas vitit të ri.

Duke u rikthyer tek renditja e skuadrave për vitin 2012 Atletiko Madrid zë vendin e tretë me 77 pikë e ndjekur nga Malaga me 65, teksa qëndron shumë poshtë Valencia, pjesëmarrëse në Champions League këtë sezon me 52 pikë në vendin e 9. Në vendin e fundit të kësaj renditjeje në të 17 është Espanjol me 38 pikë, duke treguar qartë se 2012 nuk ka qënë shumë i sukseshëm për katalanasit e vegjël./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button