Neymar nga sezoni i ardhshëm lojtar i Barcelonës?

Neymar mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Të paktën sipas mediave spanjolle, që kanë zbardhur tentativat sekrete të klubit katalanas me brazilianët e Santos.

Talenti prej kohësh kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, por Barcelona duket se ka fituar garën dhe që nga sezoni i ardhshëm do të ketë në dispozicion edhe shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë të botës.

Sipas mediave iberike, presidenti “blaugrana” Sandro Rosell ka vizituar personalisht klubin brazilian dhe ka nënshkruar një parakontratë për të blerë përfundimisht kartonin e Neymar. Barcelona do të paguajë 40 milionë euro, ndërsa që tani ka derdhur në arkën e Santos 10 milionë euro si garanci.

Por jo vetëm kaq, kjo shifër ka të bëjë me një klauzolë që nxjerr nga loja të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për futbollistin 20-vjeçar. Nëse Santos do të kërkojë të prishë këtë parakontratë atëherë do të jetë i detyruar të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim dhe automatikisht, kartoni i Neymar do të shkonte në 80 milionë euro, duke bërë thuajse të pamundur mundësinë që ai të transferohet diku tjetër

Lajme të ngjashme

Back to top button