Ivanov: E papranueshme është dhuna në institucionet demokratike

Në reagimin e tij me shkrim, kryetari Ivanov shpreh shqetësimin e tij në lidhje me skenat e pahijshme të ditës së djeshme, duke shpresuar se të njëjtat nuk do të përsëriten më kurrë.

Me keqardhje i përcollëm ndodhitë e djeshme jashtë dhe brenda Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  Shprehim keqardhje për skenat e pahijshme  dhe sinqerisht shpresojmë se atë që dje e pamë, nuk do të përsëritet asnjëherë’,  thuhet në reagimin me shkrim të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

“Mbrëmë ndodhi ajo që paralajmërova gjatë fjalimit time vjetorë.  Shihet qartë se apelet e mia nuk u dëgjuan. Edhe njëherë do të përsëris. Nuk mundet e tërë shoqëria, të jetë peng  e një sjellje të papërgjegjshme.  Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve  dhe për funksionimin e papengesë të shtetit, atëherë nuk ka vend për interesa parciale.  Në demokraci mund të ekzistojnë miq politik dhe armiq politik, por aktorët politik nuk guxojnë të shihen nën prizën e armiqve. Qytetarët  presin zgjidhje, dhe jo problem. Por zgjidhjet duhet të gjinden në institucionet e shtetit nga ana e atyre që janë zgjedhur për atë”, thuhet më tej në reagimin e kryetarit Ivanov.

Ivanov në reagimin e tij shpreh keqardhje edhe për skenat e pahijshme me përfaqësuesit e mediave. Sipas tij çdokush në këtë shtet ka të drejtë të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe askush në këtë shtet nuk duhet të pengohet gjatë kryerjes së obligimeve profesionale por të gjitha subjektet politike duhet të shërbejnë për realizimin e interesave të qytetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button