Miratimi i buxhetit me “muskuj”, paralajmërohen skenare të errëta

Tani më që buxheti është miratuar me “muskuj”, kjo do të thotë hyrje në krizë serioze politike, shkelje të postulateve të demokracisë dhe vrasje e rendit.

Opinioni i ekspertëve s’ka dyshim për atë se çfarë pasojash do të ketë hapi i miratimit të “dhunshëm” të buxhetit vetëm nga mazhoranca parlamentare, me suspendimin e plotë të opozitës.

Profesori universitar Mirolub Shukarov theksoi se tanimë që është miratuar buxheti kontestues është i bindur se mund të vijojnë skenare të këqija për vendin. 

 “Tashmë që buxheti është miratuar në procedurë që nuk ndërlidhet me procedurë ligjore, ka ardhur deri te kulminacioni i vrazdhë, gjëja më e rrezikshme është të luhet jashtë procedurave dhe tanimë që ajo ndodhi jam i bindur se do të vijojë skenar i keq, opozita do të tërhiqet. Hapet çështja nëse fare nevojitet opozita. Se gjërat kanë dalë nga kontrolli janë të vetëdijshëm të dyja palët”, thekson profesori Shukarov.

Cunami buxhetor në Parlament nuk ka vetëm dimension ekonomik por edhe politik, vlerëson Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i “Alsat-M”.

“Sipas meje, e gjithë kjo është hyrje në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk mund të them se ndodhitë me buxhetin kanë vetëm aspekt ekonomik, përkundrazi mendoj se gjithçka lidhet me politikën. Ajo çka është e sigurtë është se opozita po zgjohet. Kërkesat e tyre për shkurtimin e buxhetit kanë qenë legjitime”, thekson Zeqiri.

Për Mlladen Çadikovski, redaktor i Fokus-it, miratimi i buxhetit të djeshëm është suspendim i demokracisë.

 “Miratimi i tillë i buxhetit, është precedent në vehte në demokracinë e Maqedonisë, për të paktën dy arsye. Arsyeja e parë është se miratimi i buxhetit me muskuj mund të bëhet praktikë dhe ta suspendojë mekanizmin themelor demokratik, Kuvendin dhe debatin, që nëse për asgjë tjetër të pakëtn jep mundësi që të dëgjohen qëndrimet ndryshme për procesin esencial i cili i përcakton kahjet ekonomike, thekson Çadikovski.

Lidhur me bllokun politik shqiptar, Çadikovski konsideron se ata nuk duhet të distancohen, përkundrazi buxhetin e mbushin të gjithë qytetarët dhe të gjithë kanë të drejtë të vendosin se si të shpenzohet ai, sqarohet Çadikovski.

“Ajo që më bëfason më së tepërmi në tërë këtë proces është pjesëmarrja gjegjësisht mospjesëmarrja e dy parttive më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH, të cilave sikur e kanë njëjtë se çka është duke ndodhur. Sikur buxheti është vetëm i maqedonasve, e jo edhe i shqiptarëve. Çdo respekt për deputetin Izet Zeqirin, por fakti se mungon një pjesë bukur e madhe reprezentative e shqiptarëve në këtë debat, flet për papërgjegjësinë se shqiptarët si bashkësi më e vogël se ajo maqedonase gjithmonë kanë qenë kundër çdolloj majorizimi në institucionet e sistemit”, konsideron Çadikovski.

Ekspertët e së drejtës nuk ka dyshim se shkelja e rregullave dhe ligjeve, pikërisht në Kuvend ka hapur kutinë e pandorës.

Në mbrojte të hapit për të miratuar buxhetin e ri me çdo çmim, Qeveria pohoi se dëshiron të paralajmërojë “debllokim” të debatit të amendamenteve. Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2013 në afatin ligjor, deri në mesnatë të 31 dhjetorit, sipas Qeverisë do të tërheq mospagesën e rregullt të rrogave, pensioneve, subvencioneve. 

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button