Casillas flet pas polemikave

Kapiteni legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka refuzuar që të kritikojë Jose Mourinhon pasi ky i fundit e la në pankinë për ndeshjen e të shtunës ndaj Malagas.

 Vendimi për ta lënë San Ikerin në pankinë u përshkrua nga Mourinho si teknik, por kjo lëzvije iu hakmorr portugezit, pasi Malaga ia bëri bajat Realit me tri gola në La Rosaleda.

“Unë nuk jam mësuar me këtë, por para Casillasit është ekipi dhe kjo nuk është një deklaratë e pazakontë”.

“Trajneri vendos se kush luan, unë duhet të stërvitem më shumë për të mposhtur konkurrencën e shëndetshme të Adan. Mourinho nuk më tha asgjë, ai nuk sqaroi asgjë. Ai nuk më jep sqarime kur luaj, kështu që nuk më jep sqarime as kur nuk luaj”.

“Bashkëlojtarët e mi të gjithë më kanë thënë përkrahje, ashtu sikurse ndaj Adanit. Rezultatet nuk kanë qenë aq të favorshme për ne, kështu që duhet t’ia dalim që të kalojmë këtë periudhë”, ka thënë Casillas./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button