Chelsea pa mëshirë shkatërron Aston Villa-n me 8 gola ( VIDEO)

Chelsea ka shënuar një fitore me rezultat të thellë 8-0 ndaj Aston Villas në ndeshjen zhvilluar në Stamford Bridge.

Chelsea që dështoi të fitonte në Kupën e Botës për Klube u kthye fuqishëm në Angli, duke i dhënë leksion futbolli Aston Villas dhe duke paralajmëruar të gjithë se beteja për titull nuk ka marrë fund. Fernando Torres në minutën e tretë hapi serinë e golave, më pas shënoi  David Luiz Branislav Ivanovic e çoi rezultatin e pjesës së parë për 3-0 (34’).

Frank Lampard e shënoi golin e katërt me asistin e Matas, mw pas Ramires (75’) dhe Oscar nga penaltia (79’) thelluan më tej rezultatin në 6-0.

Eden Hazard shënoi golin e 7 në minutën e 83-të, dhe Piazon realizon edhe një penallti që i çoi shifrat në 8 me 0.  Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 32 pikë

Lajme të ngjashme

Back to top button