Mustafa: Platforma s’ka të bëjë me Luginën, ne do t’i bashkohemi Kosovës

Platforma e Serbisë për Kosovën nuk duhet të ndërlidhjet me çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, vlerësojnë përfaqësues politikë të kësaj ane.

Sipas tyre, platforma serbe është shumë denigruese dhe asnjëherë nuk do të realizohet, ndërsa theksojnë se ata nuk do të ndalën derisa ta jetësojnë bashkimin me Kosovën.

Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare” se shteti serb po e vazhdon politike e moçme serbe karshi Kosovës.

Sipas tij, me platformën e fundit të prezantuar nga qeveria Serbe është vetëtuar se kjo qeveri edhe me tutje po tregon papjekuri politike karshi Kosovës

Lajme të ngjashme

Back to top button