Topi: Berisha, stalinisti i fundit në Evropë

Fryma e Re Demokratike ka finalizuar sot shtrirjen e saj në rrethe me një aktivitet të organizuar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i FRD-së, ish-presidenti Bamir Topi, tha se sot fillon një cikël i ri për një rilindje të vërtetë qytetare, që sipas tij do të largojë Kryeministrin Berisha, të cilin e quajti stalinistin e fundit në Evropë.

Ndërsa lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë, Topi nënvizoi se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga modelet e vjetra politike.

“Qeveria e sotme nuk ka më asgjë për të ofruar për qytetarët, përveçse makinacioneve të panumërta për të zgjatur ditët në pushtet. Ajo ka humbur legjitimitetin dhe është kthyer në një kërcënim për ju, familjet tuaja dhe të ardhmen tuaj”, u shpreh Topi

Lajme të ngjashme

Back to top button