Edhe sa ….. ?!

Zeqir Sulemani

Zeqir Sulemani

Edhe sa gjak duhet derdhur ?! Edhe sa deshmorë na duhen ?! Edhe sa do të durojmë ?! Edhe sa kohë duhet të kalojë, që ne të fillojmë ?! Sa paradoksal dukemi ne populli shqiptar nga një këndvështrim objektiv. Ne mbase jemi populli më tolerant në glob. Ne me shekuj vuajmë për liri. 100vjet kërkojmë bashkim kombëtar. Dhe dhjetra shekuj durojmë sundim.

E pse vallë po na ndodh ne kjo e keqe, neve popullit më paqedashës në Europën “demokratike”. Na vrasin e na perdhunojnë dhe ne qajmë, ulurijmë, lutemi. Pse vallë? Ma merr mëndja se shumica mendoni po turqit na sunduan 5 shekuj, pastaj sllavët e pastaj ata e këto…. po sa prej nesh pyesin pse? Pse arijnë edhe popujt shum më të vegjël se ne të sundojnë mbi ne?

Le ta themi troç, ne kemi lejuar që të ndodhin këto. Ne jemi populli që kerkojmë bashkim dhe votojmë ata që hapurazi janë kundër. Ne jemi ata që problemet personale dhe dallimet lokale i vëmë mbi çështjet kombëtare. Ne ankohemi për diskriminim duke u vetëdiskriminuar. Ne lutemi për paqe duke pranuar vrasësit dhe dhunuesit tanë në votër. Ne nuk bashkëveprojmë për tu mbrojtur por punojmë për të mos u bashkuar ndaj armiqve të përbashkët. Ne luftojmë njëri tjetrin dhe heshtim para të tjerëve. Ne festojmë gjëra që nuk i kemi (28 nëntori 1912, shpallja e pamvarsisë së shtetit Shqiptar) e nuk punojmë që ti arijmë. Ne fokusohemi te dallimet tona lokaliste dhe anashkalojmë gjithçka të përbashkët që kemi. Ne jemi ata që lypim shumë dhe duam të punojmë pak. Ne lejojmë që për ne të vendosin të tjerët. Ne falim tradhëtitë kombëtare e vritemi për fyerje personale. Ne qëndrojmë besnik ndaj politikanëve jobesnik. Ne themi “miqtë ndërkombëtar” të “politikanve tanë” nuk na lënë dhe nuk analizojmë aspak se pikërisht kto “miqtë” e tyre janë po të njejtit që neve na thonë se kemi qeveri të koruptuar, shantazhuar, kriminalizuar. Ne nuk duam të filozofojmë se nuk duam të mendojmë. Ne mor të keqen ne, ne jem ata që “nuk kemi faj”.

Ne jemi ata që nuk organizohemi, nuk punojmë, nuk bashkohemi, nuk agojmë por reagojmë.Meremi me të gjithë por jo edhe me vetveten. Por një gjë duhet ta dijmë, ne jemi kështu që kur dijmë për vetveten me shekuj me radhë, dhe nuk pajtohemi të ndryshojmë. Por edhe sa do të vazhdojmë ?! Koha ka ka ardh, që me nis me i dhënë fund.

VERZIONI DESKTOP