Haradinaj: Në qeveri me Thaçin, unë kryeministër

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka ofruar kryeministrit Thaçi një qeveri të re, të udhëhequr nga vet ai.

“Mbrëmë kemi biseduar me kryeministrin Thaçi për mundësinë e një marrëveshjeje për koalicion. Unë kam i kam ofruar një qeveri të re të udhëhequr nga unë, por nuk jemi dakorduar. Këtë takim e kam kërkuar unë” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë nuk është si Thaçi, por më ndryshe. Ai ka thënë se vazhdon të punoj në dy drejtime: konsolidimin e AAK-së dhe në rregullimin e gjendjes në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se ekziston mundësia që të hyjë në qeveri edhe para zgjedhjeve.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në Rubikon për “jaraninë” që kishte në Hagë, duke cekur këtu se kushtet ka qenë mjaftë të mira.

Ish-kryeministri është lavdëruar se e njeh mirë gjuhën serbe.

“Kur ishim duke biseduar, ne ishim në gjendje të kuptojmë të gjithë ato që flisnin gjeneralët kroat të akuzuar në Gjykatën e Hagës” ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button