Sonte promovohet monografia e Josif Bagerit

Sonte në Hotel “Arka” në Shkup bëhet promovimi i monografisë së Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski kushtuar Rilindasit të shquar shqiptar, Josif Bageri.

Paralelisht me origjinalin në maqedonisht, Shoqata “Josif Bageri” e përkrahur nga Komuna e Çairit dhe nga Instituti i Historisë në Shkup, botoi këtë monografi, në origjinal (maqedonisht) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski është personalitet me përvojë të gjatë diplomatike në shtetet arabe, studiues, veprimtar politik i cili deri më tani ka botuar 34 libra të tij.

Pjesëmarrja në këtë promovim, përpos informimit për veprimtarinë e Rilindasit Josif Bageri dhe për historinë e asaj kohe, do të çmohet edhe si rinderim i Rilindasit Josif Bageri, i cili ka qenë i angazhuar edhe në strukturat qeveritare të Qeverisë se Ismail Qemalit, i cili padrejtësisht qe harruar në Republikën e Maqedonisë, në Kosovë dhe në Shqipëri, njëherit do të çmohet edhe si nderim i autorit të kësaj monografie – Prof. Dr. Branisllav Sinadinovskit./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button