500 të papunë gjetën punë prej 8.400 që ishin në stërvitje

Rreth 8.400 persona në periudhë prej dy viteve kanë marrë pjesë në projektin “Mbështetje për punësimin e njerëzve të rinjë, të papunët shumëvjeçarë dhe gratë”, i financuar me grant prej Bashkimit Evropian, ndërsa një pjesë e tyre përmes këtyre masave aktive arritën të gjejnë punë. Qëllimi i projektit, i implementuar gjatë dy viteve të fundit, ishte përmirësimi i punësimit të njerëzve të rinjë të papunë deri në moshën 27 vjeçare, njerëzit e papunë shumëvjeçarë dhe gratë në tregun e punës përms rritjes së njohurive dhe aftësive të tyre.

“Rreth 500 persona pas përfundimit të stërvitjes janë punësuar. Përqindja nuk është shumë e madhe, por është inkurajuese dhe jep shpresë se me stërvitje dhe mënyra të tilla mund të realizohen rezultate shumë më të mira dhe numri i të papunëve për disa vite mund të zvogëlohet, theksoi drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, paralajmëroi se pas përfundimit të këtij projekti, pritet granti i ri nga Bashkimi Evropian për masa aktive për punësim.

Ai shtoi se në fazën përfundimtare është përpilimi i planit të ri operativ për masa aktive për punësim për vitin 2013 dhe pritet të miratohet gjatë 15 ditëve të ardhshme. Ai konsideron se për këtë qëllim në vitin 2013 do të ketë plan më dinamik duke përfshirë një numër më të madh të njerëzve dhe me buxhet më të madh.

“Pritjet tona janë se me këtë aktivë dhe politikë agresive të punësimit mund të arrihen rezultate të mëdha, tha Ristovski. Sipas tij, për suksesin e punësimit flasin edhe të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistikë për zvogëlimin e shkallës së papunësisë. Shkalla e papunësisë shënon rënie për 0.7 për qind në kuartalin e fundit, por ajo tradicionalisht, tashmë 5 vite është rreth nivelit prej 30 për qind. /portalb/

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button